Nga sot të gjithë personat mbi 18-vjeç mund të caktojnë termin për vaksinim

Nga sot të gjithë personat mbi 18-vjeç mund të caktojnë termin për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga sot, e martë, të gjithë qytetarët mbi moshën 18-vjeçare mund të caktojnë termin për vaksinim kundër COVID-19 dhe se një gjë të tillë mund ta bëjnë edhe në versionin live, përcjell Insajderi.

Nga MSH-ja po ashtu kanë bërë të ditur hapat për caktimin e terminëve.

Po ashtu, është aktivizuar linja telefonike pa pagesë 080030900, e cila pastaj i drejton sipas kërkesës:

  1. Për regjistrim dhe aplikim për vaksinën kundër COVID-19
  2. Për informata rreth vaksinës
  3. Për informata rreth procesit të vaksinimit
  4. Për konsultë me psikologun rreth vaksinimit

/Insajderi.com