Sabri Fejzullahu me koncert në Prishtinën e zbrazët

Sabri Fejzullahu me koncert në Prishtinën e zbrazët

Sabri Fejzullahu është duke mbajtur një koncert në stadiumin e kryeqytetit “Fadil Vokrri” , por i gjithë stadiumi është bosh, por kjo nuk do të thotë se atë nuk është duke e dëgjuar askush.

Atë është duke e dëgjuar një Kosovë e tërë, shkruan Gazeta Insajderi.

Ky koncert eshte organizuar nga Komuna e Prishtinës për të mbajtur moralin e gjithë qytetarëve, pasi që e gjithë Kosova është e mbyllur në karantinë për shkak të pandemisë COVID-19.

Në fillim të këtij koncerti, Fajzullahu ka mbajtur një fjalim prekës për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova dhe bota në përgjithësi, e në veçanti Prishtina e tij.

“Ju dua shumë, ua hongsha zemrën kudo që jeni” u ka thënë ai prishtinasëve.

Madje, Fejzullahu para fillimit të performacës së tij LIVE tha se “ne të gjithë e duam Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Në këtë koncert Sabri Fejzullahu është duke kënduar disa nga hitetet e tij si. Derisa ai është duke performuar në ekranet e mëdha të stadiumit janë duke u transmetuar pamje të Prishtinës së zbrazët.

Në stadium aty ku është duke kënduar Sabri Fejzullahu po shihet Policia e Kosovës dhe autoambulanca. /Insajderi.com