Nga takimi me Vuçiqin, Hahn ka një kërkesë për Kosovën

Nga takimi me Vuçiqin, Hahn ka një kërkesë për Kosovën

Komisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn nga Beogradi ka bërë thirrje që Kosova ta tërheqë taksën ndaj produkteve serbe.

Hahn ka shkruar në twitter pas takimit me Vuçiqin, duke thënë se janë dakorduar të punojnë që situata të mos eskalojë

“Takim i mirë me presidentin e Serbisë në Beograd, ku kemi diskutuar për taksën ndaj mallrave të Serbisë dhe BVosnjës, që pengon marrëveshjen CEFTA. Ne ramë dakord për nevojën urgjente që situata të mos eskalojë”, ka shkruar Hahn.

“Në Prishtinë do të bëjë thirrje në Kosovë që të zhbllokohet bashkëpunim tregar rajonal, dhe të theksohet nevoja e rikhtimit të dialogut”, ka shkruar ai.

Menjëherë pas Beogradit, komisioneri evropian do të qëndrojë edhe në Prishtinë, ku do të takohet me Thaçin e Haradinajn. /Insajderi.com