Nga takimi me të akuzuarin për krim të organizuar tek turneu i futbollit – fundjava e Kadri Veselit

Nga takimi me të akuzuarin për krim të organizuar tek turneu i futbollit – fundjava e Kadri Veselit

Një ditë pas takimit që Kadri Veseli pati me ish-deputetin e akuzuar për krim të organizuar, Ukë Rugovën, në Prishtinë, kryetari i PDK-së ka zgjedhur të kalojë ditën e dielë në rajonin e Zhupës.

Kreu i PDK-së ka treguar nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij në Facebook se ka ndjekur turneun tradicional të futbollit në Zhupë, ndërsa ka përgëzuar lojëtarët që arritën ta fitojnë turneun.

“Sot në Reçan, në praninë e qindra qytetarëve të rajonit të Zhupës dhe më gjerë, së bashku me ministrin Rasim Demiri ndoqëm edhe turnirin tradicional të futbollit, i cili organizohet tash e 4 dekada. Me një lojë të shkëlqyeshme të dy ekipeve, lojëtarët e ekipit nga Lubinja e Epërme arritën ta fitojnë finalen e këtij turniri”, ka treguar Veseli.

Një ditë më parë, të shtunën, Veseli është parë së bashku me të nominuarin për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, me ish-deputetin e akuzuar për krim të organizuar, Ukë Rugova.

Familja Rugova këto ditë ka qenë shumë e përfolur në media, për shkak se deputetja e LDK-së nga kjo familje, Teuta Rugova ka arritur marrëveshje me koalicionin PAN. /Insajderi.com