Nga tornado që ka goditur Alabamën në SHBA, së paku pesë viktima janë regjistruar

Nga tornado që ka goditur Alabamën në SHBA, së paku pesë viktima janë regjistruar

Të paktën pesë persona humbën jetën nga tornadoja në shtetin amerikan Alabama, transmeton Insajderi.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik paralajmëroi qytetarët se tornadoja e fuqishme u regjistrua në shtatë pjesë në të gjithë vendin, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi i Policisë në Calhoun, Matthew Ware, tha se të paktën pesë persona humbën jetën në tornadon që goditi zonën dhe se dëme të mëdha materiale u shkaktuan shtëpive dhe ndërtesave.

Shërbimi meteorologjik në zonën e Birmingham-it paralajmëroi qytetarët për rrezikun e tornadove.

“Zbrisni poshtë në bodrumet e shtëpive tuaja, mos prisni për momentet e fundit, mbrohuni”, paralajmëruan ata.

Më shumë se 17.000 familje në Alabama mbetën pa energji elektrike.

Guvernatorja e Alabamës, Kay Ivery, u bëri thirrje qytetarëve të marrin masat e nevojshme paraprake. /Insajderi.com