“Nga viti tjetër Ministria e Mbrojtjes me mbi 100 milionë euro buxhet”

“Nga viti tjetër Ministria e Mbrojtjes me mbi 100 milionë euro buxhet”

Ministria e Mbrojtjes për vitin 2022 parashihet që të kenë buxhet mbi 100 milionë euro, njofton Insajderi.

Kështu ka njoftuar partia në pushtet; Lëvizja Vetëvendosje përmes një kumtese në Facebook.

“Duke filluar nga viti i ardhshëm, buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrojtjes për herë të parë të jetë mbi 100 milionë euro”.

Kjo do të mundësohet nga korniza afatmesme e shpenzimeve 2022-2024 të cilat u miratuan në mbledhjen e dhjetë të Qeverisë Kurti.

“Qeveria Kurti ka për prioritet që të kemi një forcë të gatshme për mbrojtjen e vendit dhe për të kontribuuar në paqen dhe sigurinë globale”.

Buxheti për FSK-në gjatë vitit 2021 është 63 milionë euro.

Ndërsa në vitin 2018, pas themelimit nuk ishte më shumë se 18 milionë.

Së fundi, pjesëtarë të FSK-së kanë arritur në Kuvajt në një mision paqeruajtës bashkë me forcat amerikane. /Insajderi.com