Ngacmimet seksuale në Medresenë “Alauddin” – Prokuroria nis hetimet për rastin

Ngacmimet seksuale në Medresenë “Alauddin” – Prokuroria nis hetimet për rastin

Dy ditë pas akuzave të ish-profesorit të medresesë, Emin Behramit, prokuroria ka filluar Hetimet. Behrami në emisionin Frontal, ka thënë se profesori Shemsi Rrahimi e Bahri Simnica kanë abuzuar seksaulisht me medresistet.

Prokurori Ibrahim Berisha, ka konfirmuar për T7 se ata kanë filluar të mbledhin informacionet për akuzat publike.

“Çdo publikim që është ndesh me ligjin dhe ka elemente të ndonjë vepre penale, ne jemi zyrtarisht të obliguar t’i fillojmë hetimet. Ne duhet me marrë veprime të shpejta në këtë drejtim”, thotë Berisha.

Avokati Mahmut Halimi thotë se hetimet duhet të fillojnë sipas detyrës zyrtare. Ai thekson se nuk është problem nëse rasti ka ndodhur shumë vite më parë.

E në anën tjetër, Ministria e Arsimit, në një përgjigje për emisionin Frontal thotë të mos ketë pranuar asnjë kërkesë apo shqetësim rreth kësaj teme.

“Pas komunikimeve me zyrtarët përgjegjës, MASHT nuk ka informacion zyrtar rreth kësaj çështje. Gjithsesi ne brenda kompetencave tona ligjore do të marrim hapat e nevojshëm”, kanë thënë nga MASHT-i.

E në rast se gjenden fajtor, Shemsi Rrahimi e Bahri Simnica mund të dënohen deri në 15 vjet burgim për shpërdorim të dëtyrës zyrtare.