“Ngacmimi seksual” – Prokuroria e Shqipërisë deklarohet për rastin e Butrit Imerit

“Ngacmimi seksual” – Prokuroria e Shqipërisë deklarohet për rastin e Butrit Imerit

Zyra për media e Prokurorisë së Përgjithshme në Shqipëri nuk ka asnjë informacion për deklaratat të këngëtarit, Butrint Imeri të cilat kanë bërë bujë mediatike në vend 

Në një prononcim për Gazetën Insajderi, nga kjo prokurori kanë refuzuar të japin detaje me arsyetimin që për raste të tilla nuk janë kompetent për të folur dhe se duhet të bisedohet direkt me prokurorin.

Pos kësaj, me kërkesën për të na lidhur me ndonjërin prej prokurorëve, arsyetimi i tyre ka qenë se të gjithë janë në pushim.

Nuk e di, janë në pushim të gjithë. Dhe me çështjen që po thoni ju, ato i merr prokurori i çështjes. Unë po të dëgjoj, por nuk të lidhë asgjë në atë kuptimin e mirë të fjalës. Tash kur ti m’ke marrë (në telefon), nuk ka asnjë njeri këtu,” – ka qenë përgjigja e zyrtarit për informim në këtë prokurori.

Meqë vepra është kryer në territorin e Shqipërisë, Kodi Penal i këtij vendi sanksionon me burg një vepër të tillë.

Në nenin 108/a shkruan se “kryerja e sjelljeve me natyrë seksuale, që cenojnë dinjitetin e një personi, me çdo mjet ose formë, duke krijuar një mjedis kërcënues, armiqësor, degradues, poshtërues ose ofendues, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”.

Në një reality show, Butrint Imeri, rrëfeu për një ngacmim seksual në një dhomë hoteli në Shëngjin ku ishin të përfshirë ai, një shok dhe një vajzë ( në këtë rast viktima) e tregoi me të qeshura pa fund dhe si një nga ngjarjet më interesante që i ka ndodhur gjatë gjithë karrierës së tij.

“U kanë një storje që ka ndodhë në Shëngjin, dhe u kanë shumë funny, tepër e fortë, në ekstrem. Kesh në dhomë në hotel shtrit me një shoqe (qesh), dhe pasi u çlodha me të (përsëri qesh) shkova në kuzhinë dhe veç kur pe një një piskamë të madhe, edhe po shkoj me këqyr çka u ba, kur pe shoh shokin tem tu dal prej dhomës, edhe tu ik prej saj, edhe ajo çika tu nga jashtë. Edhe pse ves shokun çka u bë, ai me tha me ka hetu kjo çika që s’u kanë me ty, se ma ka pa zinxhirin e trashë në qafë, dhe e ka diktu që s’je ti. Tani pe ves unë këtë çikën he oj zemër çka u bë, ajo tha o nja i madh, i gjigant, me hyni në dhomë…”,fliste e qeshte Butrinti me miqtë e tij, teksa tregonte për këtë ngjarje të turpshme që e kishte bërë ai me shokun e tij në Shëngjin. /Insajderi.com