Ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet

Ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person të martën në Drenas, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një të mitur, përcjell Insajderi.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Gllogoc.

“Gllogoc 18.05.2021-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare (të mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti vazhdon të hetohet./Insajderi.com