Ngjarja tragjike, 21-vjeçares i bie telefoni në vaskë dhe pëson elektro-shok

Ngjarja tragjike, 21-vjeçares i bie telefoni në vaskë dhe pëson elektro-shok

Një 21-vjeçare në Dornbirn të Austrisë humbi jetën më 10 shkurt të këtij viti, pasi i ra telefoni në vaskë teksa po bënte dush dhe pësoi një elektro-shok. 

Ngjarja tragjike ndodhi më 10 shkurt të këtij viti: Jasmin W. * (21-vjeçe) humbi jetën në shtëpinë e saj në qytetin Dornbirn.

Ajo po e përdorte telefonin derisa po bënte dush, mirëpo gjatë kësaj kohe asaj i rrëshqet telefoni nga dora dhe i bie në ujë. Pasojë e kësaj, ajo vuan një elektro shok që shkaktohet nga telefoni në dush dhe vdes.

Ajo kishte telefonin e saj celular lidhur me një prizë. Kështu që, energjia elektrike i shkaktoi një goditje vdekjeprurëse. /Insajderi.com