Ngjarje e pazakonë: Lë fëmijët në shtëpi të cilët përdorin shumë barna dhe bëhen për spital

Ngjarje ka ndodhur në Graçaniçë.

Ngjarje e pazakonë: Lë fëmijët në shtëpi të cilët përdorin shumë barna dhe bëhen për spital

Në Graçaniçë ka ndodhur një ngjarje e pzakontë, ku një person ka lënë në shtëpi tre fëmijët e tij të cilët kanë përdorur sasi të madhe të barnave.

Më pastaj janë detyruar të marrin ndihmë mjekësore.

“Një person në Graçanicë kishte lënë në shtëpi tre fëmijët e tij të moshës 7, 8 dhe 10 vjeç të cilët kishin përdorur një sasi të madhe barnave. Për këtë arsye, ata ishin detyruar të merrnin ndihmë mjekësore në spital e që të njëjtit vazhdojnë të jenë nën përkujdesjen e mjekëve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa prindi ngarkohet me veprën “shkelje e detyrimeve familjare”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës. /Insajderi/