Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin Italian.
Një 35 vjeçar ka hedhur nga ballkoni vajzën e tij 16-muajshe, dhe më pas ështëe hedhur edhe vetë.
Bëhet fjalë për një banues në San Gennaro Vesuviano, i cili kreu aktin e rëndë.
Për fat të keq foshnja ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa burri ka arritur të shpëtojë, por ndodhet në gjendje kritike.
Mësohet se babai i vajzës ishte në process divorci me bashkëshorten e vet, çka lë të dyshosh se ky fakt ka ndikuar në gjendjen e tij psikologjike.
Në momentin e ngjarjes, gruaja ishte duke futur rroba në lavatriçe, ndërsa burri ka marrë vajzën dhe e ka hedhur nga kati dytë.
Nga dëshmitë është mësuar se mes çiftit ka pasur debate natën e së dielës.