Ngjarje e rëndë – gruaja e gjen të masakruar burrin afër banesës

Ngjarje e rëndë – gruaja e gjen të masakruar burrin afër banesës

Një 67 vjeçar është masakruar me goditje thike mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, në rrethana ende të mistershme.

Fjala është për shtetasin Perikli Treskën, i cili ishte një ish- punonjës i postës së qytetit. 67 vjeçari njihej si person i rregullt dhe familjar.

Burri u gjet i vdekur mbrëmjen e djeshme fare pranë banesës nga bashkëshortja. Gruaja ka lajmëruar ambulancën por 67 vjeçari nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra nga goditjet me thikë,

Të afërmit janë shprehur për Abc News se çifti nuk kishte shfaqur probleme me njëri-tjetrin, ndërsa kanë një fëmijë. Nuk dihet se përse Treska ishte jashtë banesës në një orar që përkon më atë të karantinimit. Kujtojmë se ky është rasti i parë i raportuar i një vrasje në këto 6 javë të përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 23.04.2020, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 7, në rrethana ende të paqarta është goditur me mjet prerës shtetasi P. T., rreth 67 vjeç, banues në Korçë, i cili pas mbërritjes në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.