Ngjarje e rëndë, një grua humb jetën u hodh nga kati i katërt

Ngjarje e rëndë, një grua humb jetën u hodh nga kati i katërt

Tjetër ngjarje e rëndë raportohet nga Tirana.

Një grua në kushte të rënduara psikologjik është hedhur nga kati i katërt duke humbur jetën.

“Rreth orës 18:20 në rrugën e “Dibrës”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i spitalit shtetasja M. Sh.,65 vjeçe  e cila ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.