Ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë

Ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë

Ngjarjet kryesore të ditës.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim një delegacion nga niveli qendror të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave. (Qendra e studentëve, te kampusi i shkollave të mesme, ora 10.00)

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ambasadori i Turqisë në Kosovë Çagrı Sakar marrin pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pakove ushqimore për familjet në nevojë në Prishtinë nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA. (Objekti i ri i Komunës së Prishtinës, ‘Arbëri’, ora 11:00)

Komuna e Vushtrrisë mban konferencë për shtyp lidhur me masat antiCovid-19 dhe lansimin e Platformës së komunikimit online të kësaj komune për Covid-19. (Ndërtesa e Komunës së Vushtrrisë, ora 12:30).