fbpx

Ngrica por ende jo borë – sa janë shanset qe të bie borë gjatë javës

Ngrica por ende jo borë – sa janë shanset qe të bie borë gjatë javës

Kjo javë në rajonin tonë do të jetë shumë interesante. Edhe sonte modelet parashohin disa vorbulla ciklonike të cilat nga Atlantiku nëpër Mesdhe do të depërtojnë në drejtim të rajonit tonë. Reshjet e sotme janë të parat të këtyre masave të paqëndrueshme ajrore që na vijnë nga Atlantiku.

Këtë javë pritet që ajri i ftohtë nga veriu i Evropës të përfshijë rajonin tonë me reshje kryesisht të dobëta dhe lokale bore, megjithatë nga dita e enjte nga Mesdheu do të depërtojnë  përsëri disa vorbulla ciklonike të cilat do të përmbajnë lagështi por edhe jaër të nxehtë dhe do të fuqizohen në kontakt me ajrin e ftohtë mbi rajonin tonë.

Edhe sot modelet “shohin” reshje atmosferike (shi-borë), varësisht nga pozicioni i ciklonit dhe ajrit të ftohtë dhe të nxehtë. Detaje nuk mund të përcaktojmë nga ky moment por reshje atmosferike do të ketë mjaft.

Besohet se cikloni do të zë pozicionin që na duhet që reshjet të na vijnë në formë dëbore. Ndryshimet në parashikim do të ndodhin sa i përket sasisë dhe llojit të reshjeve sepse janë pyetje disa ditë.