Ngrihen aktakuzat kundër katër peronave për shkak të vrasjes së gazetarit sllovak Jan Kuciak

Prokuroria sllovake ka ngritur aktakuza kundër katër personave të dyshuar për vrasje të gazetarit hulumtues Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij.

Ngrihen aktakuzat kundër katër peronave për shkak të vrasjes së gazetarit sllovak Jan Kuciak

Në mes katër personave të akuzuar është edhe organizatori i pretenduar i vrasjes, biznesmeni i cili ishte e dyshuar një kohë të gjatë për përzierje në këtë krim.

Atë prokurorët më herët e kanë identifikuar si Marian K.

Ata nuk kanë cekur mbiemrin e tij sepse ky është standard në Sllovaki. Rasti i vrasjes së Kuciakut dhe të fejuarës së tij Marina Kusnirova më 21 shkurt 2018 në shtëpinë e tyre ka shkaktuar protesta masive dhe krizë politike e cila ka sjellë deri te rënia e qeverisë së Robert Ficos dhe shkarkimi i drejtorit të policisë.

Autoritetet sllovake besojnë se vrasja e Kuciakut dhe Kusnirovës është porositur për shkak të hulumtimit të tij të korrupsionit të mundshëm në qeveri. Prokurorët më herët kanë pretenduar se për vrasje të këtyre dy personave janë paguar 70.000 euro./Insajderi.com.