Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sh.Z. për vepër penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi " />

Ngrihet aktakuzë për vrasjen e vitit 2011

Ngrihet aktakuzë për vrasjen e vitit 2011

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sh.Z. për vepër penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.5 të KPRK-së, dhe vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria njofton se sipas aktakuzës, i pandehuri Sh.Z. më 01.09.2011 në  Deçan tek tregu i gjelbër, me qëllim të privimit nga jeta të M.D., shtënë disa herë me armë automatike, me ç’rast privon nga jeta Z.D. dhe plagos rëndë A.Th. dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes për të qëndruar në arrati deri vitin 2017 kur edhe është arrestuar.

“I pandehuri Sh.Z. duke privuar nga jeta me armë të ndjerin Z.D. dhe duke vënë në rrezik jetën e A.Th. ka përmbushur elementet e veprës penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.5 të KPRK-së dhe vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën e Prokuroisë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpall fajtor për veprat penale të cilat i vihen në barë dhe ta dënoj sipas ligjit.