Ngriten aktakuza ndaj 100 personave

Ngriten aktakuza ndaj 100 personave

Gjatë 24 orëshit të fundit Prokuroria e Kosovës njofton se në tërë Kosovën janë ngritur 85 aktakuza ndaj 100 personave.

Sipas këtij institucioni përveç aktakuzave  janë marrë vendime për ndalimin e 26 personave si dhe janë paraqitur 13 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 18 personave.

Rastet më të mëdha janë paraqitur në rajonin e Prishtinës.