Ngriten temperaturat, ngrohtë e me pak reshje në javën e parë të shkurtit

Ngriten temperaturat, ngrohtë e me pak reshje në javën e parë të shkurtit

Shkurti po fillon me reshje të pakta shiu – të paktën kështu do të jetë gjatë të hënës dhe të martës, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, java e parë e këtij muaji do të jetë relativisht ngrohtë.

Sasitë e borës në vise nën 1000 metra do të vazhdojnë të shkrihen duke i ngritur edhe më shumë nivelet e lumenjve.

“Reshje të pakta shiu pritet të ketë vende–vende ditën e hënë dhe të marte, pastaj pritet të ketë kthjellime dhe rritje të temperaturave maksimale mbi vlerat e mesatareve. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve meteorologjike. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftim te IHMK-së. /Insajderi.com