Ngritet aktakuzë ndaj Numan Baliq për “Sulm seksual”

Ngritet aktakuzë ndaj Numan Baliq për “Sulm seksual”

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Numan Baliqit, për shkak të veprës penale “Sulm seksual”, bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, njofton Insajderi.

Sipas aktakuzës “i pandehuri më datë 12 gusht të këtij viti, në ora 22:00, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, në cilësinë e profesionistit shëndetësor, duke keqpërdorur gjendjen shëndetësore të viktimës, i pandehuri cyt të dëmtuarën që ta prek për qëllime seksuale, pa pëlqimin e saj, derisa viktima arrin të largohet nga i pandehuri dhe kërkon ndihmë fillimisht nga rojet e sigurisë , e me pas e raporton rastin në Policinë e Kosovës”.

Siç bën të ditur Prokuroria Themelore në Pejë, me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se, i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin t’a shpallë fajtor dhe t’a dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /Insajderi.com