Ngritet aktakuzë për incidentin me tavanin e shkollës në Gjilan, për të cilin raportoi Insajderi

Ngritet aktakuzë për incidentin me tavanin e shkollës në Gjilan, për të cilin raportoi Insajderi

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, të dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe punime ndërtimore të kundërligjshme, lidhur me incidentin me tavanin e shkollës fillore “Vehbi Ibrahimi” në fshatin Uglar, të Gjilanit.

Gazeta Insajderi ka raportuar në fillim të muajit shtator se si në një klasë të kësaj shkolle kishte filluar të bjer pjesa e stiroporit që ka qenë e ngjitur për plafon, gjatë kohës sa në klasë kishin qenë 10 nxënës.

Policia e pati arrestuar pronarit të kompanisë “SHPK CDC” që kishte kryer renovimin e shkollës dhe ndaj  tij kishte caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve.

Prokuroria ka ngritur aktakuzën ndaj të pandehurve A.LL. dhe M.I.

“Të pandehurit si persona përgjegjës me rastin e projektimit, mbikëqyrjes apo kryerjes së ndërtimit të punëve ndërtimore, nga pakujdesia kanë vepruar në kundërshtim me standartet profesionale përgjithësisht të pranuara, duke vendosur pllakat e stiropolit në shkollë, të cilat janë zvarrë pas kryerjes së punëve dhe kanë rrezikuar jetën e njerëzve”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Incident në shkollën fillore të Komunës së Gjilanit

Disa minuta para se të fillonte mësimi të martën në klasën e katërt të shkollës fillore "Vehbi Ibrahimi" në fshatin Uglarë të Gjilanit, është shkëputur dhe ka rënë një pjesë e izolimit të tavanit derisa në klasë ndodheshin së paku 10 nxënës.Teksti: https://goo.gl/yDxwpp

Posted by Insajderi on Wednesday, 12 September 2018