Ngritja e çmimeve për sigurimin e automjeteve, BQK fton konferencë për media

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për ngritjen e çmimeve 26% për sigurimin e automjeteve ka ngjallur reagime në Kosovë, me qytetarët të cilët shprehen se ky vendim është i padrejtë dhe i papërballueshëm.

Ngritja e çmimeve për sigurimin e automjeteve, BQK fton konferencë për media

Në lidhje me këtë vendim janë paralajmëruar edhe disa protesta para Bankës Qendrore të Kosovës, madje disa prej organizatorëve kanë thënë se ato do të vazhdojnë deri në tërheqjen e këtij vendimi.

Nesër është paralajmëruar të mbahet një protestë nga një grup në Facebook “Merakli të kerreve”, ndërkaq protesta tjetër është paralajmëruar për pasnesër nga “Speedomaniaks”.

Mirëpo, Banka Qendrore e Kosovës ka ftuar mediat një konferencë për media, ku temë e saj do të jetë pikërisht ngritja e çmimeve për sigurimin e automjeteve.