Ngrohja globale mund të luftohet duke mbjellur më shumë pemë

Ngrohja globale mund të luftohet duke mbjellur më shumë pemë

Një studim ka gjetur se njerëzit mund të luftojnë lehtë ndryshimin në klimë thjesht duke mbjellë më shumë pemë.

Shkencëtarët nga Crouther Lan në Zvicër thonë që ka shumë më shumë vende në botë ku mund të mbillen pemë se sa mendojnë njerëzit. Duke bërë këtë do ishte e mundur të ndalej emetimi i dioksidit të karbonit në atmosferë.

Studimi tregon gjithsesi se do të duhej të mbilleshin një shumë e madhe e pemëve në të gjithë botën që me të vërtetë të kishte ndikim.

“Studimi ynë tregon se restaurimi i pyjeve është mënyra më e mirë për të luftuar ngrohjen globale”, ka thënë Tom Crother, autori kryesor i studimit.

“Gjithsesi pemëve u duhen dekada që ato të rriten andaj puna për këtë duhet të fillojnë sa më shpejt”

Studimi tregon se zonat ku duhet që të mbillen më së shumti pemë janë Australia, Kina, Brazili, Kanada, Rusia dhe ShBA.