Nicolas Cage ka shpenzuar gjithë pasurinë e tij masive dhe ka mbetur pa para

Nicolas Cage ka shpenzuar gjithë pasurinë e tij masive dhe ka mbetur pa para

Nicolas Cage ishte një prej aktorëve më suksesshëm të Hollywood-it, deri sa nuk shpenzoi të gjitha paratë në prona, ishuj, makina dhe kafshë.

Rolet e tij kryesore shumë të suksesshme që nga fillimi i karrierës së tij e bënë aktorin multi-milioner, me një pasuri prej 150 milion dollarësh.

Mirëpo ai arriti të i shpenzojë gjithë këto para me kërkesat e tij ekcentrike dhe shpesh destruktive, të cilat e bënë të përfundojë madje në borgje të mëdha, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Aktori e kishte fajësuar menagjerin e tij të financave që e ka shtyrë në shkatërrim financiar.

Disa prej blerjeve më të kushtueshme dhe më të pazakonta të tij përfshijnë një kafkë dinosauri e blerë për 300.000 dollarë, e cila doli të ishte e vjedhur dhe Nicolas iu desht të e kthejë të autoritetet mongoliane.

Mirëpo kjo nuk ishte kafka e parë për të cilën ai kishte paguar sasi të mëdha parash. Disa kohë para kësaj ai kishte blerë një kafkë ariu parahistorik të cilën e kishte shkatërruar pa dashje duke luajtur./Insajderi.com