Nipi i Ivanoviqit: Nuk ka aktakuzë për kryerje dhe organizim të vrasjes

Funksionar i Partisë Social-Demokratike të Serbisë dhe djali i vëllait të politikanit të vrarë kosovar Oliver Ivanoviq, Aleksandar Ivanoviq ka deklaruar se aktakuza për vrasjen e xhaxhait të tij nuk përfshin kryerjen e drejtpërdrejtë dhe organizimin e këtij krimi.

Nipi i Ivanoviqit: Nuk ka aktakuzë për kryerje dhe organizim të vrasjes

Ivanoviq ka pyetur se si është e mundur që nuk ka asnjë xhirim i cili do të vërtetonte lëvizjen e liderit të  vrarë të IQ “Liri, Demokraci, Drejtësi” dhe të personave të cilët e kanë kryer vrasjen, “duke pasur një numër të madh të kamerave të sigurisë të cilat i kontrollojnë serbët” në Mitrovicë.

Ai ka përkujtuar rastin e djegies së librit të zëvendës kryetarit të komunës së Beogradit Goran Vesiq kur 48 orë pas ngjarjes u paraqitën në medie disa xhirime nga kamerat e sigurisë.

Duke komentuar aktakuzën të cilën e ka ngritur Prokuroria Speciale e Kosovës kundër gjashtë personave të përzier në vrasje, Ivanoviq ka thënë se nuk ka aktakuzë për kryerje të drejtpërdrejtë dhe organizim të vrasjes.

“Diçka është e sigurt, familja kurrë nuk do të heqë dorë nga kërkimi i të vërtetës se kush na ka vrarë babanë, vëllanë, xhaxhanë dhe dajën”, ka theksuar Ivanoviq./Insajderi.com.