
Një nip i bosit kolumbian të drogës Pablo Escobar, thotë se ai gjeti 18 milionë dollarë para të gatshme të fshehura brenda një muri në shtëpinë e xhaxhait të tij, shkruan The Independent, transmeton Insajderi.
Nicolas Escobar pretendoi se një “vizion” i tha saktësisht se ku të kërkonte paratë brenda apartamentit në Medellin, në të cilin jeton tani, sipas raporteve.
Escobar tha për mediat kolumbiane se nuk ishte hera e parë që ai gjente para në vendet e fshehta të xhaxhait të tij, ku ai i grumbulloi ato duke shmangur arrestimin.
Ai gjithashtu tha se kishte zbuluar një stilolaps prej ari, telefona satelitorë, makinë shkrimi dhe një film të pazhvilluar.
Escobar, i cili ka jetuar në apartament për pesë vjet, thotë se disa prej kartëmonedhave janë të dëmtuara dhe të papërdorshme.
Dhe ai tregoi se si e shoqëronte xhaxhain e tij në udhëtime dhe madje një herë ishte rrëmbyer dhe torturuar nga burrat që e kërkonin.
Pablo Escobar kaloi dekada duke luftuar qeverinë kolumbiane për të shmangur ekstradimin në ShBA dhe u vra përfundimisht në një shkëmbim zjarri me policinë në vitin 1993.
Narkoterroristi formoi kartelin e tij në Medellin në fund të viteve 1970 dhe nga vitet 1908 po kontrabandonte në 80 përqind të kokainës së shitur në ShBA.
Escobar, me nofkën “Mbreti i Kokainës”, u bë një nga njerëzit më të pasur në botë pasi biznesi i tij tërhoqi rreth të ardhura 420 milion dollarë në javë. /Insajderi.com