Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se vrasja ka ndodhur në r" />

Nipi vret gjyshën

Në pasditen e sotme në Draçevë të Shkupit është vrarë me thikë një grua 66-vjeçare nga nipi i saj.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se vrasja ka ndodhur në rrugën “Anton Dimitov”, në shtëpinë e vrasësit, të cilin policia e ka arrestuar.

Siç njofton Alsat, autoritetet e hetuesve kanë njoftuar se i dyshuari për kryerjen e krimit është A.R. 20 vjeçar.

Policia ka njoftuar se do të jep më shumë informata, pas përfundimit të inspektimit në terren dhe pas marrjes në pyetje të të arrestuarit.