Nis mbledhja e LDK-së për çështjen e presidentit

Nis mbledhja e LDK-së për çështjen e presidentit

Pak minuta më parë ka nisur të mbahet mbledhja e liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me përfaqësuesit e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, përcjell Insaajderi.

Në mbledhje do të diskutohet rreth koordinimit për votimin e Vjosa Osmanit presidente.

Në mbledhjen e kryesisë së LDK-së të mbajtur të hënën, nënkryetari Lutfi Haziri ka konfirmuar se partia e tij do të ketë rol konstruktiv në zgjedhjen e Osmanit në postin e presidentes.

Ai ka deklaruar se “LDK-ja do të evitojë çdo lloj pengese për formimin e institucioneve”./Insajderi.com