Nis ndërtimi i shtatores së Joe Biden në Ferizaj

Nis ndërtimi i shtatores së Joe Biden në Ferizaj

Në përvjetorin e 245-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Sojevë të Ferizajt kanë nisur punimet e projektit “Hapësirat e gjelbra dhe shtatorja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden”.

Në këtë aktivitet që u organizua pranë kampit “Bondsteel”, nga rrjeti i organizatave joqeveritare “Avionet”, morën pjesë pjesëtarë të KFOR-it amerikan e qytetarë të Ferizajt.

Projekti që do të jetë financim i qytetarëve dhe bizneseve ferizajase pritet të kushtojë mbi 600 mijë euro.

Paraprakisht pjesëmarrësit bënë homazhe tek obelisku në nderim të birit të presidentit amerikan Joe Biden, Beau Biden. /Insajderi.com