Nis procesi i vaksinimit nëpër burgje

Nis procesi i vaksinimit nëpër burgje

Vaksinimi me dozën e parë të vaksinës anti-COVID ka nisur edhe në institucionet korrektuese të vendit, njofton Insajderi.

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se gjatë së hënës janë vaksinuar 759 të burgosur, ku 710 prej tyre kanë marrë vaksinën Pfizer, ndërsa 49 atë të AstraZenecas.

Në njoftimin e SHKK-së thuhet se vaksinimi ishte me vetdëshirë dhe përveç të burgosurve, janë vaksinuar edhe 282 pjesëtarë të stafit.

281 kanë marrë Pfizerin ndërsa vetëm një atë të AstraZenecas.

“Procesin e vaksinimit të të burgosurve e ndoqën nga afër, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani dhe Drejtori i Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, Milazim Gjocaj”, thuhet në njoftimin e këtij shërbimi. /Insajderi.com