Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisë të publikojë rezultatet preliminare të zgjedhjeve të sotme nacionale, në të cilat po prin Lëvizja Vetëvendosje, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të KQZ-së, me 15 mijë e 307 vota të fituara, Lëvizja Vetëvendosje po renditet e para në shumicën prej komunave të Kosovës.
Ajo është pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila me gjashtë mijë e 875 vota, po renditet e dyta në këtë garë.
Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës me katër mijë e 992 vota, ka dalë e treta në rezultatet e para të këtyre zgjedhjeve. /Insajderi.com