Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet në Podujevë

Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet në Podujevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se ka filluar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës dhe që i përkasin komunës së Podujevës.

Këto zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës mbahen me 15 mars.

Të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse mund të aplikojnë për t’u regjistruar votues përmes postës, afat ky i cili sipas KQZ-së, përfundon më 23 shkurt.

KQZ-ja bën të ditur se të gjitha informacionet e detajuara se si aplikohet për regjistrim, janë të publikuara në ueb faqen zyrtare.