Gjykata Speciale

Nis seanca e parë ndaj Hysni Gucatit

Nis seanca e parë ndaj Hysni Gucatit

Ka nisur seanca e Dhomave të Specializuara në Gjykatën e Hagës kundër kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati.

Seanca do të jetë e karakterit informues, ku do t’i kumtohen të drejtat Gucatit.

Në këtë seancë do të lexohen edhe akuzat për kreun e OVL-UÇK-së.

Gucati ishte arrestuar më 25 shtator në zyrën e tij, përpos tij është arrestuar edhe Nasim Haradinaj, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve. /Insajderi.com