Nis seanca konstituive e Kuvendit: këto janë pikat e rendit të ditës

Nis seanca konstituive e Kuvendit: këto janë pikat e rendit të ditës

Deputetët e legjislaturës së re kanë hynë në sallën ku do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Kurse, në vendin e kryesuesit është deputeti më i vjetër, Jahja Kokaj, i cili me deputeten më të re, Fjolla Ujkani, do ta drejtojnë seancën.

Kryesuesi i seancës, Jahja Koka, ka thënë se tri pikat e rendit të ditës janë: Formimi i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve të Deputetëve, Betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit e nënkryetarëve të Kuvendit. /Insajderi.com