Nis shitja e biletave në tregun e zi: Bileta 5 euro tashmë shitet 50 euro

Nis shitja e biletave në tregun e zi: Bileta 5 euro tashmë shitet 50 euro

Janë shitur të gjithë biletat për ndeshjen, Kosovë – Republika Çeke. Kjo është konfirmuar edhe nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Ademi ka bërë të ditur se për vetëm 15 minuta pas daljes së biletave në shitje, në platformën “tiks.app” janë bërë gati dy milionë klikime.

Por tashmë siç është bërë zakon, biletat kanë dalë në shitje në tregun e zi.

Madje bileta që është blerë për 5 euro tashmë në tregun e zi kushton 50 euro.