Nis takimi Osmani-Abdixhiku

Nis takimi Osmani-Abdixhiku

Ka nisur takimi mes kandidates për Presidente, Vjosa Osmani dhe liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përcjell Insajderi.

Në këtë takim, që po mbahet në Kuvend të Kosovës, po merr pjesë edhe nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Haziri.

Temë diskutimi e këtij takimi është çështja e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se seanca për votimin e Presidentit do të mbahet pas zëvendësimit të deputetëve që u bënë ministra në Qeverinë e tij./Insajderi.com