Nis vaksinimi anti-COVID për të moshuarit mbi 85 vjeç

Nis vaksinimi anti-COVID për të moshuarit mbi 85 vjeç

Vaksinimi i personave mbi moshën 85 vjeçare kundër COVID-19, ka filluar nga sot në Qendrat e Mjekësisë Familjare nëpër komunat e Kosovës, njofton Insajderi.

Në të gjitha komunat vaksinimi bëhet në QKMF, njësia e vaksinimit, me përjashtim të Prishtinës, ku vaksinimi po bëhet në sallën ‘1 Tetori’.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, personat e këtyre moshave janë kontaktuar për vaksinim përmes telefonit bazuar në të dhënat e plotësuara përmes aplikimit në ekosova, ku mundësia e aplikimit është ende e hapur.

Ndërsa, të mërkurën fillimin e vaksinimit për këta persona e bëri të ditur edhe Sami Uka, këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kurse, vaksinimi anti- COVID ka filluar të hënën e 29 marsit dhe deri tani janë vaksinuar mbi tre mijë persona nga personeli shëndetësor. /Insajderi.com