Nis vaksinimi kundër virusit edhe në Prizren

Nis vaksinimi kundër virusit edhe në Prizren

Ka nisur vaksinimi anti-COVID në komunën e Prizrenit në spitalin ragjional gjerësisht në Klinikën Ifektive për personelin shëndetësor, të premten e 2 prillit, njofton Insajderi.

“Deri tani çdo gjë ka shkuar mire dhe për 1 orë e gjysmë kemi vaksinuar 18 persona” deklaroi për KP, shefi i vaksinimit për regjionin e Prizrenit, Arsim Morina.

Në komunën e Prizrenit në Kujdesin Parësor Shëndetësor, Spitalin ragjional, në Qendën Regjionale të Shëndetit Publik, në Qendrën e Shëndetit Mendor dhe të gjitha klinikat private që operojnë në Komunë, janë marrë të dhëna për një mijë e 344 profesionit shëndetësorë.

Ndërsa, një mijë e 270 vaksina kishin pranuar të enjten nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Listën që e kanë marë në muajin janar nga Ministria e Shëndetësisë, është parashikuar të shpërndahet në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare, në ambulancat e mjekësisë familjare dhe të marrin të dhënat e 65 vjeçarëve me sëmundje kronike.

“Ka numër mbi 500 persona, email dhe numrat e secilit dhe në momentin që do të furnizohemi me sasi të mjaftueshme të dozave me vaksina do të marim hapat tjerë” tha ai.

Ndërkaq, Arsim Morina, ishte personi i parë që u vaksinua në komunën e Prizrenit, ai tha se këtë veprim e ndërmori me qëllim që të heqë dilemat rreth vaksinimit dhe t’i motivojë kolegët dhe prizrenasit për t’u vaksinuar. /Insajderi.com