Ka nisur takimi ndërmjet krerëve të dy partive, LDK dhe Lëvizje Vetëvendosje, të cilat janë duke provuar që arrijnë një koalicion për bashkëqeverisje.
Në këtë takim që po mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, janë vetëm Isa Mustafa dhe Albin Kurti.
Ky takim është si pjesë e serive të takimeve që tashmë kanë filluar mes këtyre dy partive, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit. Nga LVV janë deklaruar se mëngjesi i së hënës duhet ta gjejë vendin me një koalicion.