
Ka nisur darka e përbashkët e përfaqësueseve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Pas takimeve të ndara të Federica Mogherinit me palën kosovare dhe atë serbe, në Bruksel ka filluar darka e të dy delegacioneve me ndërmjetësim të BE-së.
Lajmin e konfirmuar zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Maja Kocijançiq, që ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale.
Por para takimit, presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq, ka thënë nga Brukseli se Serbia nuk do të heq dorë nga Kosova.
Nikoliq, ka thënë për takimin që është duke u zhvilluar mes krerëve më të lartë shtetëror të Kosovës dhe Serbisë se nuk ka dhe nuk do të ketë bisedime për njohjen e Kosovës nga Serbia.
“Bisedimet mbi pavarësinë e Kosovës nuk ka, as nuk do ta bëjë atë, por në qoftë se ata duan për të negociuar paqen dhe për një jetë më të mirë së bashku”, tha presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq për tanjug.
Krerët e Serbisë dhe të Kosovës, janë takuar ndarazi me shefen e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini. /Insajderi.com