Nisen përsëri hetime mbi intervistën e Princeshës Diana nga viti 1995

Nisen përsëri hetime mbi intervistën e Princeshës Diana nga viti 1995

Në një intervistë të vitit 1995 me BBC, Princesha Diana foli për martesën së saj të dështuar me Princin Charles.

Biseda e saj me gazetarin Martin Bashir ndezi kritika dhe ndryshoi rrjedhën e historisë mbretërore. Tani BBC po rihap një hetim nëse ka vepruar në mënyrë jo të duhur gjatë intervistës, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Shumë njerëz mendojnë se BBC shtyu Dianan të pranonte intervistën nën pretekste të rreme. Bashir prej kohësh pretendohet të ketë përdorur dokumente të falsifikuara që sugjeronin që stafi i pallatit po punonte kundër Princeshës Diana dhe po paguhej për ta spiunuar atë.

Me një drejtor të ri të përgjithshëm në BBC, ato akuza po rishikohen. Nuk mund të vinte në një kohë më të papërshtatshme për kompaninë mediatike: BBC aktualisht është duke u përqendruar në negocimin e një pakete të ardhshme financimi me qeverinë britanike. /Insajderi.com