Komuna e Vushtrrisë ka filluar inspektimet pas urdhëresës së lëshuar nga Ministria Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili ka kërkuar nga të gjith" />

Nisin inspektimet për largimin e produkteve me mbishkrimin ‘Kosovo i Metohija’

Nisin inspektimet për largimin e produkteve me mbishkrimin ‘Kosovo i Metohija’

Komuna e Vushtrrisë ka filluar inspektimet pas urdhëresës së lëshuar nga Ministria Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili ka kërkuar nga të gjithë operatoret ekonomik që menjëherë ta largojnë etiketën nga të gjitha produktet me përmbajtje “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovo/a- Rezoluta 1244” dhe të largojnë nga shitja ato produkte.

Drejtoria për Inspektime  në Komunën e Vushtrrisë, gjegjësisht inspektorati i tregut ka bërë inspektime të vazhdueshme te operatorët ekonomik në Komunën e Vushtrrisë dhe të gjithë operatorët ekonomik ku kanë hasur produkte me përmbajtjen “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovo/a – UNMIK” apo “Kosovo/a- Rezuluta 1244” janë urdhëruar që menjëherë t’i largojnë nga shitja ato produkte.

Tutje, në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë thuhet se drejtoria për Inspektime me një plan të veprimit është duke i inspektuar edhe operatorët ekonomik afër shkollave në të gjithë territorin e Komunës së Vushtrrisë për ta zbatuar Ligjin për Mbrojtën e Konsumatorit, i cili obligon inspektorët që të ndalojnë dhe të sanksionojnë shitjen, shërbimin dhe dhurimin e duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën moshën tetëmbëdhjetë vjeçare.