Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka refuzuar ofertën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje për listë të përbashkët zgjedhore.
Kjo bënë që këto dy parti në fjalë të shkojnë të vetme në zgjedhjet e 6 tetorit nëse asnjëra nuk heqin dorë nga pozita e kryeministrit.
Njëjtë si Albin Kurti, me letër publike vendimin e LDK-së e bëri të ditur Isa Mustafa.
Ndërsa, në postimin e tij në Facebook ka komentuar asamblisti i VV-së në Komunën e Prishtinës, Egzon Azemi.
“Shkoni te shpija, bashkë me Panin”, i ka komentuar Azemi – Mustafës.