Nisma i bashkohet PDK-së në mbështetjen ndaj Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt

Nisma i bashkohet PDK-së në mbështetjen ndaj Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt

NISMA për Kosovën, ashtu si PDK ka vendosur të mos kandidojë në zgjedhjet lokale në Skenderaj, duke i dhënë kështu mbështetje Bekim Jasharit.

“NISMA ka nderin ta mbështes pinjollin e familjes Jashari, Bekim Jasharin. Dhe jo vetëm që do ta mbështesim, por kemi nderin t’i jemi përkrah Bekim Jasharit”, ka thënë Limaj në një konferencë për media ku ka bërë të ditur emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave në zgjedhjet e 22 tetorit.

Në anën tjetër pas përfundimit të afatit për dorëzimin e kandidatëve për kryetar të komunave në KQZ, Blerand Stavileci ka njoftuar se PDK do ta mbështesë Jasharin për kryetar të Skenderajt.