Nisma dënon sulmin ndaj bartësit të listës në Skenderaj

Nisma dënon sulmin ndaj bartësit të listës në Skenderaj

Nisma për Kosovën e ka dënuar sulmin e djeshëm ndaj bartësit të listës Beqir Veliut në Skenderaj për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Kjo parti kërkon nga organet e rendit e të drejtësisë të ndriçojnë rastin dhe motivin e konfliktit dhe autorët të marrin dënimin e merituar.

“Ne i ftojmë të gjitha palët, që zgjedhjeve t’ua dhënë atmosferën e konkurrencës lojale të demokracisë. Ne, mbesim me shpresë që organet përkatëse do t’i kryejnë përgjegjësit e tyre konform ligjeve në fuqi”, theksohet në reagimin e partisë që drejtohet nga Fatmir Limaj.