Nisma jep qëndrimin e saj për taksën, pas përplasjes mes partnerëve të koalicionit

Nisma jep qëndrimin e saj për taksën, pas përplasjes mes partnerëve të koalicionit

Teksa Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë dhënë qëndrime të kundërta për taksën e vendosur ndaj produkteve të Serbisë, Nisma Socialdemokrate ka thënë se e mbështet kryeministrin Haradinaj.

Partneri i koalicionit të Haradinajt, Nisma Socialdemokrate është shprehur se e mbështetë atë se taksa nuk duhet të hiqet.

“PDK-ja nuk mund ta çojë vetëm AAK-në dhe vetëm Nismën në zgjedhje të parakohshme, por do të shkoj edhe vet. Pra, nëse ajo [PDK, v.j] mendon se për shkak të taksës do ta çojë vendin në zgjedhje dhe do të del më mirë, atëherë le ta provojë”, ka thënë për KTV-në, Bilall Sherifi, shef i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate.

Ndërkaq, përplasjet e koalicionit qeverisës, opozita i vlerëson si veprime sinjalizuese që PDK-ja dëshiron të shkojë në zgjedhje.

Opozita e quan të rrezikshme dhe zhbërje të pavarësisë, idenë e kryeministrit për organizimin e një konference ndërkombëtare. /Insajderi.com