Nissan thyen rekordin e radhës në epokën e veturave elektrike – arrin shitjen e veturës së 400 mijtë

Nissan thyen rekordin e radhës në epokën e veturave elektrike – arrin shitjen e veturës së 400 mijtë

Pak kush e di, por është fakt se në mes të krizës botërore, Nissan ka prezantuar për gjithë botën zgjidhjen e shumëpritur për ndërprerjen e ndotjes së ambientit nga veturat, duke prezantuar veturën e parë plotësisht elektrike.

Bëhet fjalë për gjeneratën e parë LEAF, ku ky model fillimisht u prit me skeptizicëm, sikurse secili tjetër zbulim revolucionar gjatë historisë së njerëzimit.

Mirëpo pritja më pas ka qenë e jashtëzakonshme, duke arritur kuota të shitjeve në formë të jashtëzakonshme, e që ka kulmuar edhe me prodhues të tjerë që kanë realizuar vetura elektrike.

Nissan LEAF është tashmë në gjeneratën e dytë duke thyrë rekorde të shumta sikurse që kemi raportuar më parë.

Tashmë Nissan ka konfirmuar se shitjet kanë arritur kuotën numër 400 mijë të njësive të shitura.

Në aspektin e shitjeve kumulative, Nissan LEAF është vetura më e shitur në nivel global që nga viti 2010.

Sipas Nissan, vetëm flota e LEAF ka kursyer 38 miionë barelë të naftës për vit.

Në vitin 2018, LEAF ishte vetura elektrike më e shitur në Evropë me më shumë se 40 mijë njësi të shitura dhe ishte vetura më e shitur nga të gjitha brendet në Norvegji.

Arritjet më të mëdha të Nissan LEAF që nga dhjetori i vitit 2010:

  • 100 mijë në vitin 2014
  • 200 mijë në vitin 2015
  • 300 mijë në vitin 218
  • 400 mijë në vitin 2019

Zëvënëspresidenti ekzekutiv, Daniele Schillaci dhe udhëheqësi i marketingut, shitjes dhe veturave elektrike të Nissanit në nivel global beson se ky është revolucion.

“Aritja më e fundit është një qëndrim i fuqishëm se 400 mijë konsumatorë dhe gjithnjë e më shumë në rritje, e vlerësojnë Nissan LEAF për kënaqësinë, besimin dhe lidhjen që e ofron”.

“LEAF mbetet ikona e Nissan Intelligent Moility, strategjisë tonë për të lëvizur më shumë njerëz drejt një bote më të mirë”, u shpreh Schillaci.

Nissan kështu vërteton supremacinë për veturat elektrike me modelin LEAF, ndërkaq për më shumë informata në vendin tonë mund të drejtoheni te distributori i autorizuar i Nissan, Auto Mita që gjendet me shoëroomin atraktiv në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.