Niveli i lartë korruptiv i pronarit të spitalit Bahçeqi, 500 mijë euro ryshfet për zyrtarët shtetëror

Niveli i lartë korruptiv i pronarit të spitalit Bahçeqi, 500 mijë euro ryshfet për zyrtarët shtetëror

Pronari i spitalit “Bahçeci”, Mustafa Baçeci, kishte tentuar ta ndal një skandal duke iu dhënë ryshfet miliona dollar zyrtarëve shtetëror.

Mustafa Baçeci ishte munduar ta mbulonte skandalin me ryshfet duke ia dhënë mikut të tij Kazim Gokçe 500 mijë dollarë.

Por Gokçe kishte dështuar të mbulonte skandalin dhe kishte kërkuar edhe 1.5 milion të tjera. Por pasi ryshfeti nuk dha rezultat, Bahçeci e raportoi në polici për mashtrim. Gokçe tani po përballet edhe me disa akuza të tjera, shkruan Gazeta Shneta. Ndërkaq hetimet dhe procesi gjyqësor do të vazhdojë, kanë njoftuar mediat turke.

Një çift që nuk kishin fëmijë shkuan në qendrën për frytnim të asistuar mjekësor (IVF), për të kërkuar ndihmën e mjekëve për t’u bërë prindër. Shumë shpejt ata u gëzuan se do të sjellin fëmijë në jetë pasi trajtimi kishte rezultuar i suksesshëm, shkruan ‘dailysabah’.

Por pasi nëna kishte lindur fëmijën, prindërit kishin vërejtur se grupi i gjakut nuk ishte i ngjashëm me të tyren dhe vendosën që t’i heqin dyshimet duke bërë testin e ADN-së. Analizat treguan se foshnja nuk iu përkiste atyre, gjë që ishte lajm shokues për ta.

Menaxhmenti i ‘Bahçecit’ u mundua t’i bind prindërit se rasti ishte vetëm një “komplikim” dhe nuk kishte asgjë të keqe por gruaja vetëm ishte përdorur pa vullnetin e saj për të bartur një shtatzëni surrogate.

ky spital u bastis nga Policia e Kosovës edhe në Prishtinë ku u arrestuan tre persona nën dyshimet për transplantim të jashtëligjshëm të organeve dhe qelizave. Embrionet dhe qelizat e ngrira të këtij spitali u dërguan në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ndërsa shërbimi i IVF-së u mbyll nga Inspektorati Shëndetësor.