Një e treta e muzikantëve në Angli janë duke menduar të ndërrojnë profesion për shkak të pandemisë

Një e treta e muzikantëve në Angli janë duke menduar të ndërrojnë profesion për shkak të pandemisë

Një studim i bërë nga Musician Union ka gjetur që 47 përqind e të anketuarve janë duke kërkuar punë jashtë industrisë së muzikës, përderisa 70 përqind kanë thënë se e kanë të pamundur të punojnë më shumë se ¼ e asaj që punonin dikur.

87 përqind e të anketuarve kanë thënë që do të përballen me vështirësi financiare kur të përfundojë mbështetja e qeverisë gjatë pandemisë, ndërsa 33 përqind kanë thënë që nuk kanë arritur të përfitojnë nga kjo mbështetje.

“Këto përqindje janë dëshpëruese dhe tregojnë se sa shumë muzikantë janë duke vuajtur financiarisht dhe në rrezik për të braktisur muzikën përgjithmonë”, tha Horace Trubridge, sekretari general i Musician Union.

“Në kohëra më të mira, anëtarët tonë sillnin nga 5 miliardë funta në industrinë e muzikës me talentin e tyre. Një shfaqje artistike krijon efekt domino në punë, nga teknikët e ndriçimit deri shitësit e biletave. Nëse një muzikant është pa punë edhe shumë të tjerë do të afektohen si pasojë”, ka përfunduar ai.

Hulumtimi i Musicians Union është mbështetur nga Encore Musicians, një platformë muzikore online, që intervistoi 560 muzikantë prej nga 64 përqind konsideronin të linin profesionin sepse kishin humbur mesatarisht 11.300 funta që prej fillimit të pandemisë në mars. Hulumtimi tregoi poashtu që muzikantet gra kishin pasur 34 përqind më pak shfaqje në vitin 2020 sesa burrat/Insajderi.com